Sot, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, u ndanë solemnisht certifikatat e gjeneratës së parë të këshilltarëve dhe vlerësuesve për validimin e arsimit joformal dhe të mësuarit informal .
Dorëzimi solemn i çertifikatave u krye nga Ministresha e Arsimit dhe Shkencës.
Me trajnimin e zbatuar nga Qendra për Arsimin e të Rriturve, me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shënojmë zyrtarisht fillimin e procesit të validimit – për herë të parë në Maqedoni.
Ky hap përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi modern dhe gjithëpërfshirës të arsimit të të rriturve, i cili lejon njohjen formale të njohurive, aftësive dhe kompetencave të fituara përmes punës dhe përvojës jetësore.
Këshilltarët dhe vlerësuesit nga Qendrat Regjionale do të kenë një rol kyç në sigurimin e një zbatimi profesional, objektiv dhe cilësor të procesit.
Si institucion, jemi krenarë që po hedhim themelet për një sistem që do të hapë mundësi të reja për shumë qytetarë dhe do të kontribuojë në zhvillimin e kapitalit njerëzor në vend.