Qendra për Arsim të të Rriturve është bartëse dhe zbatues i projektit “Zbatimi i Agjendës Evropiane për Arsimin e të Rriturve në Maqedoninë e Veriut”, që ka për synim përmirësimin e proceseve aktuale në fushën e arsimit të të rriturve, si dhe sigurimin e cilësisë së tij.
Në periudhën 19 – 21.09.2025, në hotelin “Merkur” në Tetovë, Qendra organizoi trajnim të dedikuar për kuadrin mësimdhënës të institucioneve të verifikuara që ofrojnë programe të veçanta për arsimin joformal të të rriturve, me qëllim forcimin e kapaciteteve të trajnerëve për realizimin e një mësimi cilësor, përmes zbatimit të metodave moderne andragogjike në punën arsimore me të rriturit.
Trajnimi i trajnerëve u realizua sipas programit të zhvilluar nga Qendra për Arsim të të Rriturve dhe i përshtatur posaçërisht për nevojat.