Një nga masat e parapara në projektin “Implementimi i Agjendës Evropiane për Mësimin e të Rriturve në Maqedoninë e Veriut”, i cili zbatohet nga Qendra për arsimin e të rriturve, si koordinatore nacionale për zbatimin e Agjendës evropiane për arsimin e të rriturve, është ngritja e kapaciteteve të Qendrave Rajonale për Arsimin Profesional dhe Trajnime, veçanërisht për stafin e përfshirë në proceset e arsimit të të rriturve dhe validimin e  mësuarit joformal dhe informal.

Për këtë qëllim, me datë 28.11.2024, përfaqësues nga IP Qendra për Arsim të të Rriturve vizituan dhe zhvilluan  takim me përfaqësues të Qendrës Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnime “Kiro Burnaz” Kumanovë, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth kompetencat dhe rolin  e IP Qendrës për Arsimin e të Rriturve si dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e Qendrave Rajonale të Arsimit Profesional dhe Trajnime në fushën e arsimit të të rriturve me theks të veçantë në procesin e validimit të arsimit joformal dhe informal.