Republika e Maqedonisë së Veriut
IP Qendra për arsimin e të rriturve
Në bazë të Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve në tregun e punës për vitin 2024, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për masën 3.3 Trajnime për profesionet e kërkuara në tregun e punës, IP Qendra për arsimin e të rriturve- Shkup më datë 11.07.2024 publikon
SHPALLJE PUBLIKE
deri te ofruesit e verifikuar për trajnime
IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup publikon shpallje publike për zgjedhje të institucioneve të verifikuara për ofrues të trajnimeve për arsim për të rriturit për realizim të masës 3.3 Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara në kuadër të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për vitin 2024. Në shpalljen publike mund të paraqiten ofrues të verifikuar të trajnimeve që do të realizojnë programet e më poshtme në qytetet:
– Nënpunës kontabiliteti – Shkup, Manastir, Tetovë
– Dizajner Grafik – Shkup, Kumanovë
– Armirues – Tetovë
– Kuzhinier – Strugë, Tetovë, Shkup
– Përpunues të metalit- Axhustator – Kumanovë, Tetovë, Shtip
– Zgjatim të thonjëve – Shkup
– Drejtues i pirunierit – Veles, Shkup, Shtip
– Kozmetist për kujdesin e fytyrës dhe trupit – Tetovë, Shkup, Strumicë
– Përkujdesës të personave me aftësi të kufizuara – Shkup, Shtip
– Instalues të sistemeve të ngrohjes diellore– Tetovë
– Kujdestar të fëmijëve – Tetovë
– Organizator të ngjarjeve – Shtip
– Manykyr dhe Pedykyr – Shkup, Tetovë, Shtip
– Përpunues të metalit Saldator – Shkup, Kumanovë
– Disenjator i mbrendshëm – Shkup
– Grimer – Gostivar, Shkup
– Marketer digjital – Shkup, Manastir
– Qepës të veshjeve të femrave – Shtip
– Pastiçier – Shkup, Ohër
– Furrtar – Shkup, Ohër
– Montues dhe instalues të panelleve diellore – Shkup
– Parukier për femra – Shkup, Shtip, Gostivar
– Prodhues të bukës, byrekut dhe produktesh brumi – Gostivar
– Masazhist për masazh kozmetike – Gjevgjeli, Shkup
Institucionet e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:
- Të kenë vendim për verifikim për programin e lartpërmendur nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
- Të kenë vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Trajnuesit e interesuar duhet t’i sjellin dokumentet e nevojshme:
- Paraqitje për pjesmarrje në masën aktive – e publikuar ne web faqen e IP Qendra për arsimin e të rriturve (https://bit.ly/цов-пријава)
- Dokument për veprimtari të regjistruar-arsim për të rriturit;
- Vërtetim/deklaratë që posedonjë kuadër profesional që do të realizojnë programin;
- Vendim për verifikim për program të veçantë për arsimin e të rriturve nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
- Vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Trajnimet do të realizohen nësë do të ketë numër të mjaftueshëm të personave të paraqitur si të papunë në shpalljen publikeiI cili do të paraqitet nga ana e Agjensionit për punësim i Maqedonisë së Veriut.
Trajnuesit e përzgjedhur për realizim të trajnimeve do të marrin shumë prej 30.000,00 denarë për çdo person të trajnuar. Trajnimi do të realizohet në afat prej 3(tre) muaj.
Kërkesa së bashku me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet më së voni deri më 31.07.2024 deri në arkivin e:
IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup
rr.Dimitrie Çupovski nr.13
1000 Shkup
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh gjatë vendimit.
IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup