Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të IPA Projektit “Aktivizimi i grupeve të cënueshme në tregun e punës” i financuar nga Bashkimi Europian, në bazë të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023, miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën aktive 10. Shansi i dytë (Masa pilot), më 04.09.2023, publikon:
SHPALLJE PUBLIKE
drejtuar personave të papunë për masën aktive 10. Shansi i dytë (Masa pilot),
U bëhet thirrje personave të papunë të regjistruar në APRMV-në me arsim minimal të mesëm, d.m.th. vitin e 3-të të arsimit profesional për profesione (arsim trevjeçar) ose vitin e 4-të të arsimit teknik (arsim katërvjeçar) dhe ju përkasin grupeve të cënueshme:
– shfrytëzuesit e NMG-së;
– personat e rinj të moshës deri 29 vjeç
– pjesëtarët e komunitetit rom;
– gratë;
– personat me aftësi të kufizuara;
– personat e papunë në një afat të gjatë (më shumë se 12 muaj në evidencë)
që janë të interesuar për tu kyqur në masën pilot Shansi i dytë dhe të kompletojnë arsimimin e tyre të mesëm, të cilin nuk e kanë mbaruar derisa kanë qenë të kyqur në arsimin e rregullt të mesëm. Kandidatët e interesuar duhet të regjistrohen në Qendrat e Punësimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku regjistrohen rregullisht si persona të papunë, çdo ditë prej orës 08.00 deri në ora 14.00.
Personat e interesuar, gjatë regjistrimit duhet të dorëzojnë Dëftesën origjinale për përfundimin e vitit të 2-të të arsimit profesional për profesionet (arsimi trevjeçar) ose vitin e 3-të të arsimit teknik (shkollimi katërvjeçar).
Kandidatët që do të përfundojnë programin arsimor do të përfitojnë Diplomë për kryerjen e arsimit të mesëm profesional dhe maturën e kryer shkollore ose maturën shtetërore.
Harxhimet për programin arsimor që do ti kenë shkollat e mesme profesionale/ qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim, do të paguhen nga ana e IPA Projektit “Aktivizimi i grupeve të cënueshme në tregun e punës” i financuar nga Bashkimi Europian.
Kushtet, të drejtat dhe detyrimet, më konkretisht do të rregullohen me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkollave të mesme / qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim dhe kandidatëve.
Shfrytëzuesit e ndihmës në para dhe shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, nuk e humbasin të drejtën e fituar për marrjen e këtyre ndihmave gjatë kohëzgjatjes së masës aktive- Shansi I dytë.
Shpallja do të jetë e hapur deri më 15.09.2023, ndërkaq, regjistrimi pas kësaj date do të pranohet në rast se nuk plotësohet përfshirja e paraparë e pjesëmarrësve në këtë masë aktive.
Informata më të hollësishme mund të merren në Klubet e Punës të 30 Qendrave të Punësimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në numrin e telefonit 02-3111-850 dhe në ueb faqen www.av.gov.mk,, si dhe në zyrën e IPA Projektit në adresën ipa@avrm.gov.mk .
AGJENCIA E PUNËSIMIT E REPUBLIKËS
SË MAQEDONISE SË VERIUT