JU Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup (COV) si institucion social përgjegjës duke u kujdesur për punëtorët, përdoruesit dhe qytetarët e saj, vepron sipas rekomandimeve të dhëna në përputhje me masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së virusit korona nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kushtet e masave të forcuara për parandalim, ju informojmë se COV po prezanton një mënyrë të re të përkohshme të punës me palët. Lusim të gjithë ata që kanë nevojë të kontaktojnë COV ose kanë kërkesa/pyetje të përdorin shërbimet tona elektronike – webfaqja cov.gov.mk ose contact@cov.gov.mk .
Rekomandojmë që i gjithë komunikimi me punonjësit të bëhet me e-mail, ose një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike me të punësuarin që ju nevojitet.