Në kuadër të projektit IPA u organizua vizitë studimore në Spanjë,Madrid në periudhën prej 22-27 nëntor 2012, në të cilën morrën pjesë drejtoresha e Qendrës për arsimin e të rriturve Znj. Lindita Qazimi dhe një pjesë e punonjësve të QAR. Qëllimi i vizitës studimore në Spanjë ishte njohja me sistemin spanjoll për arsimin e të rriturve duke vizituar institucionet dhe organizatat relevante, si:
-Ministria e arsimit, ku u prezentuan sektor të ndyshëm dhe aktivitetet e tyre
-Qendra për arsimin e të rriturve, me prezentime për arsimin formal fillor dhe të mesëm si dhe trajnime për punësim
-Agjensioni për punësim ( Krijimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit shtetëror për provajderët)
-Qendra private për arsimin e të rriturve-Toledo, prezentim për validimin e programeve dhe shërbimeve nga pikëpamja e ofruesve të shërbimeve)
-Sekretariati Rom, Prezentim i programeve për përfshirje sociale
-Instituti Nacional për Kualifikime INCUAL (Vlersim dhe akreditim official i kualifikimeve profesionale)
-Direktorati Gjeneral për Drejtim/Këshillim dhe VET (Informacion për dhënien e sertifikatave dhe diplomave)