Në përputhje me nenin 39 të Ligjit të Arsimit të të Rriturve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 7/08, 17/11, 51/11, 74/12,41/14 , 144/14 dhe146/15) Këshilli Drejtues i IP Qendrës së Arsimit të të Rriturve – Shkup, rregullon tekstin e konsoliduar të Statutit të IP Qendrës së Arsimit të të Rriturve – Shkup në seancën e mbajtur më 8.11.2019.


                                                              TEKST I KONSOLIDUAR I STATUTIT TË QENDRËS SË ARSIMIT TË TË RRITURVE

 

 

  1. DISPOZITA THEMELORE

Neni 1

Statuti i Qendrës së Arsimit të të Rriturve – Shkup (në tekstin e mëtejmë: Qendra) rregullon emrin dhe selinë, veprimtarinë, organizimin e brendshëm, menaxhimin dhe drejtimin, financimin, funksionimin publik dhe çështje të tjera.

Neni 2

Qendra e Arsimit të të Rriturve – Shkup ka cilësinë e personit juridik.

Qendra është institucion publik për arsimin e të rriturve.

Veprimtaria që kryen është në interes të publikut.

Në qarkullim me palë të treta, përgjigjet me të gjitha mjetet që ka në dispozicion.

  1. EMRI DHE SELIA

Neni 3

Emri i Qendrës është: Qendra e Arsimit të të Rriturve, me seli në Shkup.

Emri i shkurtuar i Qendrës është: “QARr”.

Selia e Qendrës është në rr. “Dimitrije Çupovski”, nr.13 në Shkup.

Emri i Qendrës në tregtinë ndërkombëtare është “ADULT EDUCATION CENTRE“.

Neni 4

Qendra ka vulën dhe vulën katrore.

Vula ka formë rrethore, në mes është stema e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe rreth saj, në dy rrathë koncentrikë, në cirilik shkruhet: në rrethin e brendshëm “INSTITUCIONI PUBLIK  QENDRA E ARSIMIT TË TË RRITURVE SHKUP dhe në gjuhën maqedonase ” ЈАВНА УСТАНОВА ЦЕНТАР ЗА ОБРАЗОВАНИЕ НА ВОЗРАСНИТЕ СКОПЈЕ”, dhe në rrethin e jashtëm: “Republika e Maqedonisë së Veriut ” dhe në gjuhën maqedonase “Република Северна Македонија”.

Vula katrore ka formë drejtkëndore me tekst të shkruar me rend:

“Република Северна Македонија” dhe në gjuhën shqipe “Republika e Maqedonisë së Veriut, ЈАВНА УСТАНОВА ЦЕНТАР ЗА ОБРАЗОВАНИЕ НА ВОЗРАСНИТЕ СКОПЈЕ dhe në gjuhën shqipe “INSTITUCIONI PUBLIK  QENDRA E ARSIMIT TË TË RRITURVE SHKUP”, vendi për shkrimin, Број dhe në gjuhën shqipe Numër, vendi për shkrimin, Дата dhe në gjuhën shqipe Data dhe në fund shkruan Скопје, еdhe në gjuhën shqipe Shkup.

Përdorimi dhe ruajtja e vulës dhe e vulës katrore bëhet nga të autorizuarit e caktuar me akt të veçantë të miratuar nga drejtori i Qendrës.

III. VEPRIMTARIA

Neni 5

Qendra harmonizon dhe integron interesat publike dhe interesat e partnerëve socialë në arsimin e të rriturve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qendra koordinon bashkëpunimin me institucionet, dhe organizatat ndërkombëtare në fushën e arsimit për të rritur dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Neni 6

Veprimtaria kryesore e Qendrës është zhvillimi i një sistemi modern dhe cilësor të arsimit për të rritur (formal dhe joformal), në drejtim të kryerjes së punës zhvillimore, këshillimore, kërkimore dhe profesionale në fushën e arsimit për të rritur, sipas Ligjit të Arsimit të të Rriturve, e në veçanti:

  • ndjek, analizon dhe zhvillon sistemin arsimor për të rritur;
  • punon në promovimin e arsimit dhe në trajnimin e të rriturve në bashkëpunim me institucionet dhe institucionet e arsimit për të rritur;
  • mbështet partneritetin social në të gjitha nivelet dhe fazat në planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e arsimit për të rritur;
  • përgatit konceptimin e arsimit për të rritur;
  • përgatit plane arsimore dhe programe për arsimin fillor, gjimnazist dhe profesional të të rriturve, nxjerr një katalog të programeve të miratuara të arsimit për të rritur, dhe e publikon atë në faqen zyrtare të ministrisë, përgatit standardet e profesioneve për programet e arsimit për të rritur, kryen verifikimin e programeve të arsimit për të rritur, përgatit një model të programeve të arsimit për të rritur të vlefshme për publikun;
  • në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, nis nevojat për përgatitjen e kualifikimeve të reja profesionale sipas standardeve;
  • kryen punë profesionalo-administrative për punët e vendosura nga Këshilli i Arsimit për të Rritur;
  • kryen kërkime në fushën e arsimit për të rritur;
  • kryen punë këshilluese- mentoruese, për stafin që zbaton programet e edukimit për të rritur;
  • përgatit standardet për pajisjet dhe kushtet hapësinore, si dhe për përshtatshmërinë e stafit të institucioneve të arsimit për të rritur, dhe e publikon atë në faqen zyrtare të ministrisë;
  • jep mendim për përmbushjen e standardeve të institucioneve, që kërkojnë verifikim për zbatimin e programeve të arsimit për të rritur të njohura publikisht;
  • nxjerr katalogun e institucioneve të verifikuara dhe licencuara të arsimit për të rritur;
  • organizon zhvillimin profesional dhe trajnimin e mësuesve dhe trajnuesve;
  • lidh arsimin për të rritur në kontekstin e të mësuarit gjatë gjithë jetës, por në përputhje me standardet dhe politikat e Bashkimit Europian;
  • propozon masa për zhvillimin dhe aplikimin e teknologjive të reja të mësimdhënies dhe zbatimin e tyre;
  • ndërmjetëson zhvillimin e karrierës dhe orientimin profesional të pjesëmarrësve në arsimin për të rritur;
  • propozon zgjidhje për përmirësimin e lidhjeve ndërmjet arsimit formal dhe joformal;
  • i dorëzon raport vjetor Ministrisë dhe Këshillit për realizimin e planeve vjetore të veprimit të strategjisë për zhvillimin e arsimit për të rritur;
  • dorëzon raport vjetor në Ministri për konkurset publike të publikuara, për ndarjen e mjeteve mbi zbatimin e programeve të arsimit për të rritur;
  • bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, Ministrinë e Punës dhe e Politikës Sociale, Agjencinë e Administratës, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Entin Shtetëror të Statistikës, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në fushën e arsimit për të rritur, partnerët socialë dhe të tjerët;
  • bën edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.

 

  1. ORGANIZIMI I BRENDSHËM

Neni 7

Organizimi i brendshëm i Qendrës, llojet dhe format organizative, programimi dhe realizimi i punëve dhe detyrave të punës, emri dhe titujt e vendeve të punës, lloji dhe shkalla e përgatitjes profesionale, përshkrimi i punimeve dhe i kushteve të tjera të nevojshme për kryerjen e punëve në Qendër, rregullohen me aktet për organizimin dhe sistematizimin e punëve të Qendrës, në përputhje me ligjin.

 

 

  1. PUNONJËSIT E QENDRËS

 

Neni 8

Punonjësit e Qendrës kanë statusin e nëpunësve administrativë.

Punonjësit e Qendrës ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, në përputhje me Ligjin e Nëpunësive Administrativë.

 

  1. MENAXHIMI DHE UDHËHEQJA

Neni 9

Organi menaxhues në Qendër është Këshilli Drejtues.

Këshilli Drejtues përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, përkatësisht: dy anëtarë nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, një anëtar nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, një anëtar nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një anëtar nga Dhoma Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, një anëtar nga Federatës së Odave të Tregtisë të Maqedonisë së Veriut, një anëtar nga Dhoma e Zejtarisë në Shkup, dhe katër anëtarë nëpunës administrativë të punësuar në Qendër.

Kur emërohen anëtarët e Këshillit Drejtues, do të zbatohet parimi i përfaqësimit të duhur dhe të barabartë të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh gjuhët në të cilat zhvillohet arsimi fillor dhe i mesëm, pa shkelur kriteret e përcaktuara me Ligjin e Arsimit të të Rriturve.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat katër vjet. Anëtarët e Këshillit Drejtues emërohen dhe shkarkohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Neni 10

Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues fillon me konstituimin e Këshillit Drejtues.

Në seancën konstituive verifikohen mandatet të anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe zgjidhet Kryetari i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues mund të emërojë edhe një zëvendëskryetar të Këshillit Drejtues, nga radhët e anëtarëve të tij.

Seanca e konstiuimit thirret dhe drejtohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit Drejtues deri në zgjedhjen e Kryetarit.

Neni 11

Mandati i anëtarit të Këshillit Drejtues mund të përfundojë edhe para përfundimit të katër viteve:

  • me kërkesën e tij;
  • me tërheqje;
  • nëse ekziston një paaftësi e përhershme ose e përkohshme për të kryer funksionin në mënyrë të pandërprerë për më shumë se gjashtë muaj, ose rasti i vdekjes;
  • nëse i pushon statusi i tij si punonjës i institucionit nga i cili është zgjedhur.

Anëtari i Këshillit Drejtues mund të tërhiqet nëse:

  • ka munguar në mënyrë të pajustifikuar në tre seanca të vazhdueshme;
  • nëse ai është dënuar për një vepër penale me aktvendim gjyqësor të formës së prerë, duke i shqiptuar dënim me burgim të paktën gjashtë muaj;
  • vuan një dënimi me burg prej më shumë se gjashtë muajsh;

 

 

Neni 12

Këshilli Drejtues i Qendrës kryen këto detyra:

  • miraton Statut;
  • miraton akte të përgjithshme;
  • miraton akte për organizimin e punës, dhe akte për sistematizimin e vendeve të punës në Qendër, me propozimin e Drejtorit;
  • miraton rregullore për punën e tij;
  • miraton programin vjetor të punës së Qendrës dhe miraton raportin e punës;
  • shpall konkurs publik për emërimin e drejtorit të Qendrës dhe zhvillon një intervistë me kandidatët e paraqitur për drejtor të Qendrës;
  • zgjedh dhe shkarkon drejtorin e Qendrës;
  • propozon një plan financiar vjetor dhe një llogari përfundimtare për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • përcakton llogarinë përmbyllëse;
  • vendos për ankesat dhe kundërshtimet e punonjësve në Qendër;
  • jep pëlqimin për formimin e trupave dhe komisioneve të punës, dhe angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm që tërheqin implikime financiare, me propozimin e Drejtorit të Qendrës ;
  • jep pëlqimin për udhëtime zyrtare jashtë vendit, nëse më shumë se tre punonjës udhëtojnë nga institucioni.
  • kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me këtë Statut dhe akte tjera në Qendër.

 

Neni 13

Këshilli Drejtues vendimet i merr në seanca.

Mbledhjet e Këshillit Drejtues thirren dhe kryesohen nga Kryetari, dhe në mungesë të tij nga zëvendëskryetari.

Kryetari i Këshillit Drejtues, mund të thërrasë edhe seancë me propozimin e Drejtorit të Qendrës, ose me propozimin e një të tretës së anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Këshilli Drejtues, mund të punojë në mënyrë të vlefshme, nëse në seancë janë të pranishëm më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

Vendimi konsiderohet i miratuar, nëse për të kanë votuar më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm të Këshillit Drejtues.

Për miratimin e Statutit, programin vjetor të punës, planin financiar, zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit të Qendrës, Këshilli Drejtues vendos me shumicë absolute.

Puna e Këshillit Drejtues rregullohet më nga afër, me Rregulloren e punës së Këshillit Drejtues.

 

Neni 14

Organi drejtues i Qendrës është drejtori, i cili është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së tij.

Personi që plotëson kushtet e përcaktuara me ligj mund të emërohet drejtor i Qendrës.

Mandati i drejtorit zgjat katër vjet, me të drejtën për t’u zgjedhur edhe njëherë.

 

Neni 15

Qendrën e përfaqëson drejtori.

Në mungesë të drejtorit, Qendrën e përfaqëson një i autorizuar i drejtori.

 

 

 

 

Neni 16

Drejtori, brenda kompetencave të tij, mund të autorizojë një person tjetër për të ndërmarrë veprime të caktuara ligjore dhe veprime të tjera.

 

Neni 17

Shpallja publike për emërimin e drejtorit të Qendrës, shpallet nga Këshilli Drejtues jo më vonë se tre muaj para skadimit të kohës, për të cilën ai është emëruar.

Shpallja publike publikohet në të paktën dy gazeta të përditshme të shtypura, dhe zgjat tetë ditë nga data e publikimit.

 

Neni 18

Shpallja publike kryhet nga një komision i përbërë nga tre anëtarë, i cili zgjidhet nga Këshilli Drejtues i Qendrës nga radhët e anëtarëve të tij.

Komisioni është i detyruar, brenda pesë ditëve nga dita e përfundimit të shpalljes publike, t’i paraqesë Këshillit Drejtues një listë, ku do të shpjegojë për kandidatët që i plotësojnë kushtet e shpalljes.

Brenda tetë ditëve nga marrja e listës, Këshilli Drejtues zgjedh drejtorin.

Nëse në shpalljen publike për emërimin e drejtorit nuk paraqiten kandidatë, ose paraqiten kandidatë që nuk i plotësojnë kushtet, ose pas procedurës së kryer për emërimin e drejtorit nuk emërohet drejtori, publikohet një shpallje e re publike.

 

 

Neni 19

Nëse për ndonjë arsye nuk është emëruar asnjë Drejtor i Qendrës, Këshilli Drejtues do të emërojë një Ushtrues Detyre, Drejtor i Qendrës.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Qendrës, ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Drejtorit, dhe mund të emërohet për gjashtë muaj, me të drejtë edhe për një mandat tjetër.

 

Neni 20

Drejtori organizon dhe menaxhon punën e Qendrës, merr vendime në mënyrë të pavarur, përfaqëson Qendrën para palëve treta dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së Qendrës.

Gjatë përmbushjes së detyrimeve dhe menaxhimit sipas pikës 1 të këtij neni, drejtori:

  • menaxhon drejtpërsëdrejt veprimtarinë e Qendrës;
  • propozon programin vjetor të punës së Qendrës dhe merr masa për zbatimin e tij;
  • propozon planin financiar vjetor të Qendrës;
  • ekzekuton vendimet e Këshillit Drejtues;
  • përgatit akte për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës të Qendrës, si dhe ia propozon ato Këshillit Drejtues;
  • vendosë për nevojën e krijimit të marrëdhënies së punës në Qendër, në përputhje me ligjin;
  • merr vendime për krijimin dhe përfundimin e marrëdhënies së punës të punonjësve të Qendrës, në përputhje me ligjin;
  • vendos për vendosjen e punonjësve në Qendër, në përputhje me nevojat dhe në përputhje me aktin për sistematizimin e vendeve të punës dhe në përputhje me ligjin ;
  • lidh kontrata, nënshkruan vendime, urdhra dhe akte të tjera në përputhje me ligjin, rregullore dhe akte të tjera;
  • vendosë për të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të Qendrës në përputhje me ligjin;
  • drejton dhe menaxhon seancat e kolegjiumit profesional;
  • koordinon punën e udhëheqësve;
  • vendosë për prokurimin dhe përdorimin e mjeteve bazë, në përputhje me planin financiar të Qendrës;
  • paraqet një raport për zbatimin e programit vjetor, dhe për punën materiale dhe financiare të Qendrës pranë Këshillit Drejtues, dhe Ministrisë përgjegjëse për punët në fushën e arsimit;
  • kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me këtë Statut.
  • Në lidhje me kryerjen e punimeve të përmendura në pikën 2 të këtij neni, Drejtori miraton rregulla, urdhra, udhëzime dhe vendime

 

Neni 21

Drejtori i Qendrës mund të krijojë trupa dhe komisione pune dhe të angazhojë bashkëpunëtorë të jashtëm.

Këshilli Drejtues jep pëlqimin për trupat e punës dhe komisionet e paragrafit 1 të këtij neni dhe angazhon bashkëpunëtorë të jashtëm që sjellin implikime financiare.

 

Neni 22

Drejtori i Qendrës mund të shkarkohet para mbarimit të mandatit nëse:

  • e ka kërkuar vetë;
  • në rast të pengimit të kryerjes së funksionit për shkak të sëmundjes, për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj pa ndërprerë;
  • konstatohen parregullsi të rënda në veprimtarinë e tij materiale dhe financiare, të cilat i kanë shkaktuar dëme Qendrës;
  • punon në kundërshtim me dispozitat e ligjit dhe të Statutit të Qendrës.

Drejtori i Qendrës, i cili nuk është riemëruar ose shkarkuar, caktohet në një pozicion të përshtatshëm për formimin e tij profesional.

VII. KOLEGJIUMI I EKSPERTËVE

 

Neni 23

Qendra ka një kolegjium ekspertësh të përbërë nga:

  • drejtori dhe
  • drejtuesit e sektorëve.

Persona të tjerë nga Qendra ose persona të jashtëm për të cilët drejtori do të vlerësojë që ka nevojë, mund të marrin pjesë gjithashtu në punën e kolegjiumit profesional.

 

Neni 24

Kolegjiumi i ekspertëve kryen këto detyra:

  • përcakton bazat e programit të punës dhe zhvillimit të Qendrës;
  • jep mendimin dhe sugjerimet e drejtorit në lidhje me organizimin e punës, kushtet e punës dhe zhvillimin e veprimtarisë së Qendrës;
  • propozon emërimin dhe tërheqjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, nga radhët e punonjësve të Qendrës;
  • kryen punë të tjera me interes për Qendrën;

Kolegjiumi i ekspertëve punon në seancat e thirrura nga drejtori.

VIII. FINANCIMI I PUNËS SË QENDRËS

 

Neni 25

Mjetet për realizimin e veprimtarisë së Qendrës realizohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendra gjithashtu mund të fitojë të ardhurat e veta nga:

  • shërbimet e kryera si rezultat i kryerjes së veprimtarisë kryesore;
  • donacionet;
  • legatë, dhurata, trashëgimi dhe
  • burime të tjera

Mjetet e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni do të përdoren sipas një plani të posaçëm të Qendrës.

  1. TRANSPARENCA NË PUNË

 

Neni 26

Puna e Qendrës është publike.

Qendra informon publikun për ecurinë e veprimtarisë së saj:

  • nëpërmjet mjeteve të informimit;
  • mirëmbajtja dhe përditësimi i faqes së saj të internetit;
  • mbajtja e mbledhjeve profesionale dhe konsultimeve ;
  • botimin e publikimeve;
  • mënyrë tjetër të përshtatshme.

Të dhënat dhe informacionet për punën e Qendrës sigurohen nga drejtori ose i autorizuari për ta bërë këtë.

Punonjësit informohen për punën e Qendrës dhe organeve drejtuese përmes një buletini të këshillit.

Informacioni sigurohet nga drejtori dhe kryetari i Këshillit Drejtues nëpërmjet vendimeve, aktvendimeve, raporteve dhe informacioneve.

Vërtetësia e informacionit është përgjegjësi e organit, që e ka publikuar atë.

  1. INFORMACIONET E KLASIFIKUARA

 

Neni 27

Për të mbrojtur interesat e Qendrës dhe të komunitetit më të gjerë, në Qendër merren masa për ruajtjen, trajtimin dhe komunikimin e të dhënave në përputhje me rregulloret për informacionet e klasifikuara.

 

Neni 28

Të dhënat dhe dokumentet që përfaqësojnë informacionin e klasifikuar regjistrohen në një regjistër protokolli të veçantë të të dhënave dhe arkivohen si të tilla.

  1. DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 29

Punët individuale që rregullohen me këtë Statut, mund të rregullohen më nga afër me rregulla, vendime, udhëzime, aktvendime dhe akte të tjera.

 

Neni 30

Ndryshimet dhe plotësimet e Statutit bëhen sipas një procedure për miratimin e tij.

Neni 31

Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Statuti, pushon së vlefshmi Statuti i Qendrës së Arsimit të të Rriturve nr. 02-203/1 datë 26.2.2016.

Neni 32

Ky Statut hyn në fuqi ditën e marrjes së pëlqimit nga Ministria përgjegjëse për punët në fushën e arsimit.


KRYETARE E KËSHILLIT DREJTUES

Naziktere Sulejmani