Obuka COV 1 (43)

Trajnim me temë “Menaxhimi I timeve,konflikteve dhe shqyrtimet efektive”

Te punësuarit e Qendrës per arsimin e të rriturve morën pjesë në trajnimin me temë “Menaxhimi I timeve,konflikteve dhe shqyrtimet efektive” e organizuar nga Qendra per arsim gjat gjithë jetës.

Ky trajnim u mbajtë në Ohër me datë 24-27.04.2017 dhe është vazhdimsi e cikleve trajnuese që ndjekin të punësuarit e QARr me qëllim përmirsimin dhe avansimin e tyre në punët e tyre të përditshme,si dhe punët dhe politikat e QARr në të ardhmen,duke ju falemenderuar Qendrës për arsim gjat gjithë jetës për përkrahjen financiare dhe organizative që këto trajnime të përfundojn me sukses.

DOM

“Ditët e zejtarëve Shkup”

Drejtoresha e QARr znj. Lindita Qazimi mori pjesë në manifestimin “Ditët e zejtarëve Shkup” të mbajtur më 04.27.2017, ngjarja u organizua nga Dhoma e zejtarëve dhe ishte e financuar nga Ministria e Ekonomisë.

Qëllimi i ngjarjes “Ditët e zejtarëve Shkup” është që të promovojë vepra artizanale dhe artizanët, apo prodhimet e tyre dhe shërbimeve për të sjellë vepra artizanale për të rinjtë, për qytetarët dhe institucionet për të inkurajuar fushatë të vazhdueshme për promovimin e zejtarisë si faktor për zhvillim ekonomik , ruajtja e traditës dhe kulturës së vendit tonë, si dhe mundësinë e kualifikimit dhe trajnimit të mjeshtrive dhe stafit një mundësi në të ardhmen për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve  të cilët meren me këtë veprimtari.

15000750_1219409754785068_1937404155252089849_o

Семинар за признавање и валидација во образование на возрасни

Од 06.11 – 10-11.2016 во Толедо, Шпанија се одржа контакт семинар за признавање и валидација во образование на возрасни.

На семинарот учество земаа 50 учесници од цела Европа. Од Р.Македонија имаше 3 претставници: Од  ЈУ Центар за образование на возрасни, М6 Едукативен Центар и НВО Жетва на знаење.

На семинарот беа промовирани  предлози за Проекти за мобилност  или стратешки партнерства  кои се поврзани со признавање и валидација на вештини во образованието на возрасни.

Учесниците имаа можност да добијат  повеќе информации за Еразмус+ Програмата и карактеристиките на Секторот за образование на возрасни како и  информации за примери со добри практики во полето на признавање и валидација на компетенции и вештини од организации кои веќе имаат развиено проекти за Европска соработка.

„Размена на андрагошки кадри од Босна и Херцеговина и Македонија“

На 04.11.2016 (петок) во просториите на Центар за образование на возрасните Скопје,се одржа состанок со цел билатералната стручна размена меѓу Македонија и Босна и Херцеговина со Тема: Образованието на возрасни во Република Македонија – Актуелности и предизвици, и во тој контекст колегите од Босна и Херцеговина слушнаа повеќе за нашата институција, нашата работа и придонес на полето на образованието на возрасните во РМ, а тоа ќе им биде од големо значење бидејќи во Босна и Херцеговина се уште немаат таква Јавна установа,овој состанок беше еден од активностите од семинар организиран од DVV International со тема: “Размена на андрагошки кадри од Босна и Херцеговина и Македонија”.

ddu-2016-tetovo

Ditët e mësimit gjatë gjith jetës 2016

Me qëllim që të promovohet rëndësia e mësimit të përjetshëm në Republikën e Maqedonisë, dhe për të inkurajuar idetë kreative dhe qasja për arsimimin e të rriturve, 13 vit radhazi në Republikën e Maqedonisë organizohen Ditët e mësimit të përjetshëm.

Aktivitetet e planifikuara për vitin 2016 janë kryer nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, të organizuar nga Qendra për mësim të përjetshëm – Shkup dhe Qendrës për arsimin e të rriturve – Shkup, me mbështetje financiare nga DVV International, Bon, Gjermani. Përmes organizimit të konferencave, diskutimeve të moderuara, prezantimeve, ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera, Ditët e mësimit të përjetshëm në vitin 2016 do të shënohen në katër komuna: Tetovë, Kërçovë, Ohër dhe Strumicë.

Aktivitetet në rajonin e Tetovës do të organizohen nga Shoqata Instituti për zhvillim të bashkësisë (IZHB) – Tetovë, dhe sipas programit, është  paraparë të organizohet konferencë me diskutim/debat të moderuar si edhe punëtori për përdorimin e mediave digjitale.

Punëtori për Aprovimin e mësimit joformal dhe in-formal, (AMJI – zhvillimi udhërrëfyesit nacional. Punëtoria e dytë)

Më datë 11-12, viti 2016, në hotelin Solun, në Shkup, u realizua punëtoria e organizuar nga IP Qendra për arsimin e të rriturve – Shkup në bashkëpunim me Fondacionin Evropian për trajnim (ETC). Në këtë punëtori, u prezantuan më tepër institucione.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte definomi i udhërrëfyesit për Aprovimin e mësimit joformal dhe in-formal (AMJI), për vendin.
 
Grupi nacional nga më shumë institucione ka domethënie të rëndësishme për këtë punëtori, për sqarimin e koncepteve, përparësive, aktivitete që duhet të planifikohen në koordinim me projektet tjera rrjedhëse në lëmi relevante, dhe akordimi i rekomandimeve për versionin final të udhërrëfyesit.
 
Në punëtori, u kyç edhe sesioni i këmbimit të njohurive me qëllim të njohjes së pjesëmarrësve për  praktikat e AMJI në vendet më përvojë në këtë lëmi. U prezantua po ashtu edhe sistemi i AMJI në Francë nga ana e ekspertes Yolande Fermon.
DSC_0042

Punëtori për planifikim strategjik të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës

Më 8 dhe 9 mars drejtoresha e Qendrës për arsimin e të rriturve, Lindita Qazimi, mori pjesë në punëtorinë për përforcimin e organizuar dhe planifikimin strategjik të aktiviteteve të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës. Me qëllim të arritjes së qëllimit të qartë për pozitën e Qendrës në vitin 2020, në korniza të punëtorisë është analizuar zhvillimi i tërësishëm deri më tani i arsimit të të rriturve në Republikën e Maqedonisë dhe rolin e DVV International, gjegjësisht, Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës, në të njëjtën/ në procesin e planifikimit të qëllimeve të ardhshme, u morën parasysh gjitha trendët që ndikojnë në arsimimin e të rriturve në Republikën e Maqedonisë, si dhe planet e ardhshme dhe strategjitë e nivelit nacional në këtë lëmi.

Me qëllim të vërtetimit të rolit të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës, si një nga partnerët kyç në sistemin e përgjithshëm të zhvillimit të arsimit të të rriturve në Maqedoni, në punëtori morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Qendra për arsimin e të rriturve, si dhe përfaqësuesi i universitetit të hapur të qytetarëve Joshka Sveshtarot nga Strumica.
Punëtorinë e drejtori eksperti gjerman Johan Tapfer, ndërsa e njëjta ishte e përkrahur edhe nga DVV INternational.

leadImage

Solemniteti i shpërndarjes së certifikatave për 1000 punëtorë të ndërtimit për efikasitet energjetik

Në kuadër të nismës së BE-së BUILD UP Skills (http://w.w.w.buildupskills.eu), e cila ka për qëllim përmirësimin e kualifikimeve dhe aftësive të punëtorëve evropian të ndërtimit për arritje të efikasitetit më të lartë të objekteve, përfundoi realizimi i procesit të njohjes (verifikimit) të njohurive paraprake  dhe aftësive për efikasitet energjetik të punëtorëve të ndërtimit në Maqedoni për pesë profesionet si vijon:moler, mbulues çatish, marangoz, instalues të nxehjeve, ftohjeve dhe ventilimit dhe instalues të instalimeve elektrike.
Nisma e Bashkësisë Evropiane për ndërtimin e kapaciteteve të punëtorëve të ndërtimit pati për qëllim përgatitjen e vendit tonë, në pjesën e jo-kualifikimit dhe para kualifikimit të punëtorëve të ndërtimtarisë, me theks të veçantë paraqitja e kandidatëve që posedojnë njohuri dhe aftësi të arritura me edukimin joformal apo përvojës së punës në ndërmarrje të ndërtimtarisë. Pikërisht shkaku i kësaj, në suaza të projektit, “Trajnim i punëtorëve të ndërtimtarisë për efikasitet energjetik” – (Build Up Skills – Builders’Energy Efficiency Training – BEET – http:beet.mk/mk/), përfundoi procesi i trajnuesve të certifikuar dhe punëtorëve të ndërtimit, e me këtë u arritën qëllimet nga përparësitë e strategjisë së Bashkimit Evropian 2020 për implementimin e efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë.
Partneriteti përgjegjës për implementimin e këtij projekti në Republikën e Maqedonisë përbëhet nga:Oda Ekonomike e Maqedonisë, si koordinatore e këtij projekti, fakultetit të Elektro teknikës dhe teknologjisë informative, IN Qendra për arsimim të të rriturve, shoqëria e konsultuesve të biznesit “Kreacija”, Qendra për promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural – CeProCARD (Shoqatë qytetarësh) dhe Fakulteti i Ekonomisë së biznesit në Shkup.
Solemniteti i shpërndarjes së certifikatave për 1000 punëtorë të ndërtimit për efikasitet energjetik në pesë profesione,  do të mbahet më 12 shkurt të vitit 2016 me fillim në ora 12:00, në Hotelin Holiday Inn Shkup.