Në kuadër të projektit Arsimim për punësim (E4E), zbatuar nga Helvetas Zvicër në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë, në Qendrën për arsimin e të rriturve më 09.06.2018 u mbajt  takim me udhëheqësin e projektit Kurt Butrih , Drejtor i Qendrës për arsim të të rriturve Lindita Qazimi, Anica Aleksova (E4E), Irena Milkov dhe Halit Jonuzi QARr. Gjat takimit u diskutua bashkëpunimi mes AP (E4E) dhe QARr në fushën e arsimit joformal: Oferta e arsimit joformal profesional në bazë të kërkesës së tregut të punës,si dhe për të krijuar dhe përmirësuar mekanizmat për arsimin joformal gjithëpërfshirës dhe të arritshëm si dhe promovimin e edukimit jo formal si çelës për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe të punësimit.