Me datë 21.09.2016 drejtoresha e QARr z-a Lindita Qazimi do të marë pjesë në prezentimin e projektit   ” Përforcimi I mësimit gjatë gjithë jetës nëpërmjet Modernizimi të Arsimit Profesional dhe Trajnimit dhe Edukimit në sistemin e Arsimit për të rritur” I cili do të mbahet në Holliday In,ku të pranishëm do të jenë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Pishtar Lutfiu, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Nicola Bertolini, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Charles Garrett dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, z-a Christine D. Althauser,kurse prezentimi I projektit do të bëhet nga Udhëheqës i Ekipit të Projektit /z. Stephan John dhe, znj. Mariana Matache.

 Objektivi i përgjithshëm I këtij projekti është të kontribuojë në forcimin e një sistemi gjithëpërfshirës dhe të integruar të arsimit gjatë gjithë jetës,sistem me fokus në Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, si dhe një lidhje dinamike midis arsimit dhe ndryshimet në sferën sociale dhe në tregun e punës.

Gjithashtu znj.Lindita Qazimi në të njejtën ditë 21.09.2016 në zyrat e Qendrës për arsimin e të rriturve Shkup,do të pres në takim Drejtorin Rajonal për Kaukaz dhe Turqi të DVV Internacional z. Matthias Klingenberg ku do të prezantoj  bashkëpunimin dhe partneritetin si dhe projektet në vazhdim për zhvillimin e arsimit të rriturve në R.e Maqedonisë.

Lini një Përgjigje