Në periudhën 7 deri 11 maj, DVV International në bashkëpunim me Institucionet dhe organizatat partnere të Bosnjës dhe Herzegovinës pritën përfaqësues të institucioneve nga Maqedonia të përfaqësuar nga IP Qendra për arsimin e të Rriturve – Shkup, Qendra për mësimin gjatë gjithë jetës – Shkup, Agjencioni Kombëtarë për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, si dhe përfaqësues të Universiteteve të hapura qytetare për mësimin gjatë gjithë jetës nga Gostivari, Negotina, Shkupi, Strumica dhe Tetova.

Ky shkëmbim bilateral u organizua në mënyrë që të mundësojë aktorë të ndryshëm të arsimit të të rriturve nga të dy vendet të shkëmbejnë përvoja, mendime, shembuj të praktikës së mirë, si dhe të diskutojnë problemet aktuale dhe sfidat në arsimin e të rriturve.

Më 8 maj, të ftuarit nga Maqedonia u pritën në takim nga Zëvendësministri për arsim të mesëm profesional dhe arsimi të të rriturve në Ministrinë e arsimit, shkencës dhe rinisë nga Kantoni i Sarajevës, znj. Lamija Husić, si dhe përfaqësues të: Qendrës Kulturore boshnjake – Sarajevë; Shkolla publike e ndërtimtarisë dhe gjeodezisë si dhe Qendra për edukim dhe biznes – Sarajevë.

Përveç vizitës në institucionet në Kantonin e Sarajevës, pjesëmarrësit nga Maqedonia vizituan organizatat partnere të DVV International në Srebrenicë dhe Gorazde.

Ministri i arsimit, rinisë, shkencës, kulturës dhe sporteve në Kantonin – Gorazde, z.Damir Zhuga i përshëndeti të ftuarit dhe së bashku me z. Amir Duhovic, i cili është këshilltar për arsimin e të rriturve, theksoi rëndësinë e shkëmbimeve të tilla rajonale në forcimin dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit për të rriturit dhe bashkëpunimi i përgjithshëm.

Vizitë kthyese nga përfaqësuesit e Bosnjes dhe Herzegovinës në Maqedoni do të organizohet në shtator të këtij viti, e cila do të organizohet nga Qendra për mësim gjatë gjithë jetës nga Shkupi.